Jemen sulmohet ministri i Mbrojtjes i mbijeton atentatit

Ministri i Mbrojtjes së Jemenit ka arritur t’i mbijetojë një sulmi vetëvrasës me bombë ndaj autokolonës ku udhëtonte. Ngjarja ndodhi në jug të vendit, ndërsa në kryqytetin Sanaa, mijëra protestues u grumbulluan sërish për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Saleh.
Shpërthimi në Aden plagosi shtatë ushtarë që shoqëronin ministrin e Mbrojtjes, Mohammed Nasser Ali, por ky i fundit mbeti i palënduar. Që nga nisja e trazirave kundër presidentit Saleh në shtetin e varfër të Gjirit Arabik, militantët islamikë me lidhje me Al Kaedën kanë forcuar pozicionin e tyre në jug dhe disa herë kanë sulmuar përfaqësues qeveritare dhe zyrtarë të sigurisë.
Juli Prifti