E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, “dështon”pako-bomba përMinistrinë e Drejtësisë

ATHINE-Policia shpërtheu sot në mesditë një pako-bombë të destinuar për Ministrinë e Drejtësisë në Athinë.
Zyrtarët të cilët morën në duar pakon e dyshimtë, njoftuan menjëherë policinë dhe specialistët e mjeteve shpërthyese. Policia evakuoi ndërtesën dhe bëri testin e nevojshëm për përmbajtjen e pakos.
Pasi u konstatua se në të ndodhej një sasi eksplozivi gati për të shpërthyer, u bë shpërthimi i kontrolluar i saj në mjedise të sigurta.

Sipas të dhënave të raporteve të policisë, zarfi ishte i drejtuar personalisht ministrit të Drejtësisë, Haris Kastanidis, dhe ishte nënshkruar nga e ashtuquajtura "Iniciativa e avokatëve të pavarur stazhierë”.

Policia e ka lidhur incidentin në fjalë me dërgesat e fundit e paketave shpërthyese në ambasadat e shteteve të huaja në Athinë, duke iu referuar sulmeve që kanë për autor organizatën "Komploti i Celulave të zjarrit."

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›