Egjipt, dhunës nuk i shpëtojnë as gazetarët

Dhunës në rrugët e Kajros nuk i kanë shpëtuar as mediat ndërkombëtare që po pasqyrojnë ngjarjen.
Sipas dëshmive, trupa e një televizioni kanadez është sulmuar nga turma me sende të forta dhe vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë në kohë, demonstruesit janë tërhequr.
Edhe një gazetar e operator i CNN është qëlluar me gurë nga protestues gjatë përleshjeve pro dhe kundër presidentit Mubaral.
Gjithësesi, përveç këtyre rasteve, kur kemi hyrë në ditën e 9 të protestave popullore në Egjipt nuk është regjistruar asnjë gazetar i vrarë
Ndërkohë kryeqyteti egjiptian nuk ka kaluar orë të qeta as natën. Në sheshin kryesor të Kajros, Tahriri, kanë qëndruar të grumbulluar mijëra protestues anti-Mubarak.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 2 persona të tjera kanë gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara nga ky shesh që pason një ditë të mërkurë të përgjakshme ku qindra protestues pro dhe kundra Mubarakut u përleshën në rrugët e Kajros duke lënë mbi 600 të plagosur.
E mërkura, sipas autoriteteve ishte dita më e përgjakshme nga protesta 9 ditore për largimin e Mubarak nga pushtetit.
Ndërkohë, SHBA ka dërguar edhe njëherë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj të cilët ndodhen ende në vendin e piramidave, që të largohen menjëherë, e për ta bërë këtë ka vendosur në aeroportet vendase avionë për evakuim të menjëhershëm.