Greqi, në pikëpyetjevota e emigrantëve
ATHINE-Një vendim bombë i Këshillit të Shtetit hedh në erë planet e qeverisë së PASOK-ut dhe “mban në ajër” votat e emigrantëve të huaj në zgjedhet lokale në Greqi.
Emigranteve te huaj qe jetojnë në Greqi, përfshi këtu edhe shqiptarëve, mund t’iu mohohet sërish e drejta për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që zhvillohen në këtë vend. Zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në nëntor të vitit 2010 ishin të parat, ku emigrantët e ligjshëm që jetojnë në Greqi, kishin të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar. Një numër shqiptarësh jo vetëm votuan, por ishin edhe kandidatë për këshillat bashkiakë të qyteteve greke në Nëntor të vitit të kaluar.
Këshilli i Shtetit ne Greqi ka cilësuar si antikushtetues nenin që parashikon pjesëmarrjen e emigranteve të huaj në zgjedhjet lokale. Sipas këtij Keshilli, e drejta pwr të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet e pushtetit lokal, eshte e vlefshme vetëm për qytetarët grekë dhe nuk mund t’iu jepet atyre që nuk gëzojne këtë status, pa rishikimin e Kushtetutës.
Gjithcka filloi pas një padije të mbërritur në Këshill nga nje qytetar, i cili kërkonte të anullohej vendimi i qeverisë greke, per pjesëmarrjen e emigranteve dhe minoritareve ne zgjedhjet lokale.
Çështja pritet tashmë të gjykohet në mbledhjen e asamblese së Gjykatës së Lartë dhe nëse vendimi aprovohet, votat e 12 500 emigranteve dhe minoritareve ne zgjedhjet lokale te Nëntorit te kaluar dalin të pavlefshme dhe rezultati mund të ketë ndryshime sado të vogla.
Vendimi i gjykatës i referohet ligjit që paraqet mënyrën e përfitimit të shtetësisë greke.
Këshilltarët e Shtetit në vendimin e tyre përcaktuan sin ë mospërputhje me Kushtetuten, dy nene të ligjit të ri të marrjes së nështetësise, sipas të cilave marrja e nënshtetësisë bazohet në kohën e banimit të emigrantit në Greqi, frekuentimin e nje shkolle greke per disa vjet dhe dosja e pastër penale, ndërkohë që nuk merret parasysh vullneti i lire i tij për natyralizimin.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)