Greqi, linçohet një tjetër deputet i PASOK
ATHINE- Deputeti i PASOK-ut, Nikos Tsonis dhe zyrtarë të tjerë të PASOK janë gjendur nën presionin e qytetarëve të indinjuar dhe janë bërë pre e disa episodeve të dhunshme.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 00, kur deputeti shkonte në zyrat e PASOK, në Sheshin e Lirisë, në qytetin e Lamias.
Sipas dëshmitarëve okularë, një qytetar iu afrua dhe i tha deputetit: "Ju jeni një nga ata që votuan planin afatmesëm?” dhe pa pritur asnjë përgjigje e pështyu atë në fytyrë.
Deputeti u përpoq ta largojë, por menjëherë me agresorin u bashkuan edhe qytetarë të tjerë dhe të gjithë bashkë filluan të fyejnë deputetin, i cili nxitoi të futet në ndërtesë i goditur nga shishe, gota kafeje, vezë etj. Deputeti dhe udhëheqësit lokalë të PASOK ishin bllokuar në katin e katërt dhe qytetarët hidhnin parrulla kundër tyre, kur në vendngjarje mbërritën forca policie për të qetësuar situatën.
Daljet publike të deputetëve grekë janë tepër të kufizuara dhe të kontrolluara, për shkak të reagimeve të dhunshme të personave të ndryshëm.
Kujtojmë se ditën që u miratua në parlament plani afatmesëm, deputeti i PASOK, Aleksandros Athanasiadhis u godit me karrige në kokë dhe u linçua nga njerëz me maska, ndërsa dilte nga godina e Parlamentit.
Nga ana tjetër, pavarësisht nga incidentet e ditëve të kaluara me policinë, “qytetarët e zemëruar” duket se nuk tërhiqen. Ata qëndrojnë sërish në sheshin qëndror të Athinës dhe sot është dita e 39 e protestës së tyre. Ata përgatiten për një tubim të madh të dielën dhe thonë se duhet të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur provokimeve, që sipas tyre mund të vijnë nga njerëzit e maskuar, por edhe nga policia duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me dhunën që pamë të ushtrohej gjatë ditëve të shkuara në sheshin Sintagma.
(s.g/Balkanweb)