E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin gjerman

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosvës Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij gjerman, Horst Kohler, për tragjedinë që ndodhi dje në qytetin Ëinneden të Gjermanisë, ku një i ri vrau pesëmbëdhjetë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe një nxënës shqiptar me prejardhje nga Kosova. Në mesazhin e tij, presidenti Sejdiu u shpreh se “Në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për tragjedinë e paimagjinueshme që ndodhi dje në qytetin tuaj Ëinneden. Lajmi për humbjen e jetës së pesëmbëdhjetë qytetarëve të pafajshëm gjermanë, në mesin e të cilëve ishte edhe një nxënës me prejardhje nga Kosova, është pritur me pikëllim të thellë kudo në vendin tim. Duke iu shprehur ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus i nderuar z. President, ta përballoni me stoicizëm këtë ngjarje të hidhur, e cila na ka tronditur thellë të gjithëve!”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›