Obama :Sanksionet ndaj Iranit vazhdojne
Presidenti Amerikan Barak Obama ka deklaruar vazhdimin e sanksioneve ndaj Iranit edhe per nje vit, me arsyetimin se shteti islamik vazhdon te jete kercenim per sigurine kombetare te shteteve te Bashkuara, por edhe sepse ehste kunder politikave amerikane ne rajon. Megjithate numri nje i Shtepise se Bardhe nenvizoi se procesi i bisedimeve diplomatike midis dy vendeve do te vazhdoje. Sanksionet kunder Iranit jane futur per here te pare ne vitin 1995, ne kohen e presidentit Bill Clinton. Nderkohe qe pa nenshkrimin e presidentit Obama do te skadonte afati i tyre.