Greqi, marrëveshje për reformën në sektorin publik
Qeveria greke ka bërë një tjetër hap të sigurt sa i përket marrjes së këstit të radhës pasi gjatë bisedimeve të së shtunës sipas mediave greke thuhet se është rënë dakort me huadhënësit ndërkombëtarë, kjo në këmbim të reformës në sektorin publik.
Marrëveshja duket se është arritur pas bisedimeve të Trojkës me ministrin e Reformës Administrative Qiriakos Micotaqis për kompletimin e një skeme të lëvizshmërisë së punës që përfshin 12.500 nëpunës civilë.
Sipas marrëveshjes deri në fund të vitit, pritet të pushohen 5000 mësues dhe 3500 punonjës të policisë bashkiake. Më pas do të pezullohen 2500 punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe 1500 punonjës të qeverisjes qëndrore.
Reforma në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë Greqisë, në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare.
“Ajo është e mbyllur, nuk do të ketë asnjë mbledhje më shumë në lidhje me sektorin publik. Ajo që ka mbetur është që Eurogrupi të japë miratimin “ tha ministri i Reformës Administrative Qiriakos Micotaqis pas bisedimeve.
Reforma në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë Greqisë, në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare. Tani qeveria greke shpreson që të hënëm ministrat e financave të Eurozonës, të vendosin për dhënien e këstit të kredisë.