Kosovë, Kuvendi pritet të shqyrtojë sërish ligjin për amnistinë
Parlamenti i Kosovës, pritet të hapë sërish këtë javë që vjendebatin rreth ligjit mbi amnistinë, që synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veriun e Kosovës.
Ligji, i cili u miratua nga qeveria e Kosovës, me ndryshime që pasuan debatin e së enjtes në Parlament, ka nxitur shumë reagime të ekspertëve, që vlerësojnë se ligji do të krijojë hapësirë për amnistim të veprave të rënda që sipas tyre nuk duhet të amnistohen.
Ndryshimet në projektligj janë bërë në konsultim me dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, nëpërmjet një komunikate kërkoi miratimin e projektligjit të amnistisë në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, me 70 vota prr, 21 kundër dhe 2 abstenime project ligjini nuk ka mundur të kalojë pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve.