E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbyllja e ERT, situatë e vështirë për qeverinë e Samaras

Mbyllja e televizionit publik grek, ERT ka rikthyer në Greqi rrezikun e krizës politike dhe zgjedhjeve të parakohshme. 

Sot do të dërgohet në parlament projektligji i ri për riorganizimin e RTV publik, për të cilin alëtatët e Samaras në qeveri, PASOK dhe DIMAR kanë thënë se nuk do ta votojnë. 

Por duket se kryeministri Antonis Samaras është i vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit që ka marrë. Ai ka deklaruar se “nëse PASOK e DIMAR duan të rrëzojnë qeverinë, atëherë le ta bëjnë”. 

Vendimi për mbylljen e ERT është kritikuar jo vetëm nga forcat politike. Kryepeshkopi i Athinës në një deklaratë të tij, e cilësoi të papërfyturueshme mbylljen e ERT. Edhe media ndërkombëtare po e pasqyron gjerësisht këtë zhvillim, duke e cilësuar vendimin si “dikatorial”. 

Ndërkaq punonjësit e mbetur pa punë të ERT në Athinë e Selanik dhe mijëra qytetarë të tjerë vazhdojnë protestën, të mbështetur nga SYRIZA, sindikata komuniste PAME dhe lëvizje të tjera. 

Nga vendimi i djeshëm i qeverisë greke për mbylljen e ERT, mbetën automatikisht pa punë 2656 persona.

Qeveria thotë se kur të rihapet, TV i ri do të funksionojë me një staf prej afro 1000 personash.
Lidhje te tjera FOTO- Greqi, edicioni i fundit i lajmeve në ERT Greqi, qeveria mbyll RTV publik. 2656 punonjës, pa punë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›