Arvizu të rinjve kuksianë: Shpresoj të votoni dhe zgjidhni me zgjuarsi
TIRANË- Alexander Arvizu, ambasadori amerikan, i akredituar në vendin tonë zhvilloi dje një vizitë në Kukës.
Ambasada amerikanë bëri të ditur sot detaje nga takimi i Arvizu dhe stafi i Ambasadës Amerikane në këtë qytet, ku vecoi takimin me të rinjtë. Sipas ambasadës, Arvizu u dha studentëve dhe shumë të rinjve pjesmarrës në këtë takim disa këshilla të vlefshme lidhur me zgjedhjet parlamentare që priten të zhvillohen më 23 Qershor.
“Vizituam Këndin Amerikan në Kukës, ku ai mbajti një diskutim mbi “Rinia dhe Zgjedhjet”, me studentë dhe të rinj që votojnë për herë të parë. Studentët kishin shumë pyetje për Ambasadorin, që nga transparenca e procesit zgjedhor, deri tek mendimi i tij për zgjedhjet dhe mënyrat se si Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Shqipërinë. Ambasadori i inkurajoi studentët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të mos lejojnë që parregullsitë t’u prishin atyre eksperiencën e mrekullueshme të zgjedhjeve. ‘Shpresoj që ju të ushtroni të drejtën e votës dhe shpresoj që të zgjidhni me zgjuarsi. Shpresoj të zgjidhni me zgjuarsi dhe vetë. Nëse jeni në moshë për të votuar, atëherë jeni në moshë për të marrë vetë vendimet tuaja; askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ju’, u tha Ambasadori studentëve”, citon ambasada.
Diskutimi u mbyll me një foto grupi të gëzueshme me studentët, të cilët i kërkuan Ambasadorit që të kthehej sërish në Kukës.
(d.b/BalkanWeb)