E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehra para Kryeministrisë, ndalohen 3-ish të përndjekur politik

TIRANË- Skënder Tufa (kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politik) dhe 2 ish-të përndjekur të tjerë, u shoqëruan paraditen e sotme në polici pasi tentuan të hidhnin plehra në trotuarin para Kryeministrisë.

3-sh të përndjekurit, u ndaluan menjëherë nga policia, e cila i shoqëroi në komisariat, pas marrjes së sinjalizimit për aktin e tyre.

Pak ditë më parë kreu i shoqatës së të përndjekurve politik Skënder Tufa u ndalua bashkë me të përndjekurin Petrit Lico, pasi u dyshuan se po montonin dy bomba molotov për t'i hedhur para Kryeministrisë.

Kjo nuk është protesta e parë që ish-të përndjekurit politik bëjnë me pretendimin se nuk kanë marrë këstet e dëmshpërblimit nga qeveria për vitet e burgut. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›