E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mijëra studentë protestojnë këtë të martë

Athinë-Mijëra persona, midis tyre pedagogë, gjimnazistë dhe studentë filluan të manifestojnë sot në orët e para të pasdites në qendër të Athinës për të protestuar kundër vdekjes së adoleshentit të vrarë të shtunën nga një polic. Ky manifestim zhvillohet disa orë përpara ceremonisë së varrimit të Aleksis Grigoropulos, adoleshenti 15 vjeç i vrarë nga një agjent i forcave speciale të policisë, vdekja e të cilit shpërtheu një valë dhune urbane në të gjithë Greqinë.

Arsimtarët e Sindikatës së arsimtarëve të shkollave të mesme kishin vendosur në krye të kortezhit një parullë të madhe ku shkruhej "Vrasësi, fajtori është qeveria". Ata ndiqeshin nga rreth 2 000 gjimnazistë dhe studentë.

Manifestuesit, të mbledhur përpara lokaleve të Universitetit të Athinës, në qendër të kryeqytetit, pritet të marshojnë në akset e mëdha rrugore të kryeqytetit për të shkuar përpara parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›