Moska: Irani nuk mund të prodhojë armë bërthamore
Moskë -Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse i cituar nga agjencitë Interfax dhe Itar-Tass deklaroi sot se Irani nuk është në gjendje të prodhojë dhe të hedhë armë bërthamore. Zyrtari tha se Irani nuk mund të prodhojë armë bërthamore. "Informacioni që kanë të gjitha shërbimet e posaçme të ngarkuara me mbledhjen dhe analizën e të dhënave për këtë çështje e konfirmon këtë"-nënvizoi drejtori i departamentit të bashkëpunimit në Evropë, Vladimir Voronkov për Itar-Tass.