Papandreu: Qeveria të largohet nga pushteti
Athinë-Lideri i Partisë Socialistë në opozitë George Papandreu, i kërkoi sot qeverisë konservatore të jepte dorëheqjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja për ti dhënë fund trazirave treditore që shpërthyen, pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshent. "Ne pretendojmë pushtetin", i tha Papandreu grupit të tij parlamentar. "E vetmja gjë që qeveria mund të ofrojë është të japë dorëheqjen dhe të kthejë verdiktin e popullit".