Greqi, militantë komunistë bllokojnë portin e Pireut
Lajmi bëhet i ditur nga AFP-ja, e cila saktëson se militantët iu përgjigjën thirrjes së frontit sindikal Pame, i krijuar nga Partia Komuniste, e cila kërkoi zhvillimin ditën e sotme të një greve 24 orëshe në shenjë proteste kundër masave të rrepta ekonomike të cilave po u nënshtrohet vendi.
Militantët u grumbulluan në port shumë herët në mëngjes, duke penguar fillimisht zbritjen e pasagjerëve të një anijeje që vinte nga Kreta. Më tej ata bllokuan pesë tragetet që niseshin për në Cyclades, ndër destinacionet kryesore turistike të vendit.