Gumi: Tirana e vetmja në Evropë pa një plan rregullues
“Si mund te zhvillohet një qytet nëse ne nuk dimë se ku duhet të ndërtohet, dhe me çfarë intensiteti; ku duhet të jenë kopshtet dhe shkollat, sa të gjera duhet të jenë rrugët, po hapësirat e gjelbra dhe ambientet e tjera publike? E gjitha kjo ka ndodhur ne Tiranë, kryeqytetin e vetëm në Evrope që nuk ka një plan rregullues”, tha deputeti demokrat.
Ai shtoi se Rama nuk arriti në 10 vjet të hartonte një plan. “Kjo tregon shumë qartë se plani i vetëm i z. Rama ka qenë ta linte Tiranën pa plan. Z. Rama nuk donte të kishte një plan, sepse një plan krijon transparence, një plan rregullues do të përcaktonte rregulla të qarta dhe te barabarta për të gjithë. Me pak fjale plani rregullues do ti lidhte duart z. Rama”, nënvizoi Gumi.