E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ndizet “drita jeshile” për kërkimin e naftës

ATHINE- Kabineti qeveritar në Greqi ndezi “dritën e gjelbër” për kërkimet për hidrokarbure (naftë) në tre rajone të Greqisë.
Bëhet fjalë për rajonin në Gjirin e Patras, në perëndim të Janinës dhe për rajonin e Ilia Katakolon.

Sipas të dhënave, në Gjirin Patras është vlerësuar se ka një kapacitet të rezervuar prej 200 milionë fuçi në rajonin e Janinës rreth 80 milionë fuci, 3 milion fuci në Katakolon, të cilat pritet të nxirren ne sipërfaqe gjatë një periudhe prej 15 - 20 vjet. Vlera e parashikuar që do të përftohet nga kët osasi është 25 miliardë Euro.

Thirrja zyrtare e hapur për ata që do të kenë interes do të bëhet nga 1 janari 2012 dhe deri atëherë Greqia do të informojë komunitetin ndërkombëtar për këtë vendim. "Cdo gjë do të bëhet në transparencë të plotë," tha sekretari për Energjinë para gazetarëve.

Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se “ka përfunduar procesi i studimeve sizmike të specializuara, për të përcaktuar hidrokarburet në rajonin e Jonit dhe jug të Kretës dhe shenjat janë inkurajuese”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›