E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Të hënën konkluzionet për ‘Bandën e Durrësit’

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda do të shpallë të hënën e ardhshme konkluzionet për të pandehurit e "Bandës se Durrësit".

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykaten e Krimeve të Rënda, prokurori i çështjes kërkoi kohë për të përgatitur pretencën për të akuzuarit si anëtarë të "Bandës së Durrësit" dhe vetëm më pas gjkata do të mund të shpallë shpallë vendimin përfundimtar.

Prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë. Ndërkohë që, ndihmesë të madhe për Prokurorinë në zbardhjen e aktivittit të bandës pretendohet se ka dhënë dëshmia e shtetasit Adriatik Coli, i penduari i bandës ose i njohur si bashkëpuntori i Drejtësisë

16 të pandehurit si anëtarë të “Bandës së Durrësit”, akuzohen për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, pjesmarrje në organizatë kriminale, trafiqe ilegale etj.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›