E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi ne kerkim autoret e dergimit te pakove bombe

Pas nje serie pakosh bomba Greqia vazhdon pa nderprerje kerkimi i autoreve per keto akte. Autoritetet kerkojne bazat e organizates Betimi i celulave te zjarrit. Dy nga anetaret e saj nderkohe jane futur ne paraburgim. Ata u kapen me paketa bombe ne flagrance. Ende levizin te lire pese terroriste te tjere te dyshuar.

Te enjten autoritetet greke caktivizuan nje pakete tjeter bombe te adresuar ne ambasaden franceze. Kjo ishte bomba e 14 qe nga e hena. Nderkohe Greqia ka rihapur trafikun nderkombetar te postes i nderprere per 48 ore me qellim per ti dhene me shume kohe sherbimit te postes per te kryer kontrollin.

Nderkohe ne shtetin fqinj vazhdojne protestat. Aktiviste te se majtes ngriten nje pankarte ne nje nga aprtamentet buze akrtopolit ku sipas tyre do te bjne zyrat zyrtare te FMN-se Ne te shkruhej IMF ik Sipas tyre eshte e padrejtee qe ne nje kohe te veshtire kursimesh si kjo zyrtaret e FMN-se te japin qera fantastike prej 9 mije eurosh ne muaj per zyrat e tyre.

Zjarrfikesit nga I gjithe vendi nga ana tjeter u mblodhen para ministrise per mbrojtjen civile . Me qindra ata vendosen arkivole te zinj para nderteses simbole te rrezikut me te cilin perballen gjate profesionit te tyre.

Para ministrise per mbrojtjen civile dhe asaj te financave nuk munguan as perleshjet e dhunshme. Policia hodhi gaz lotsjelles e perdori shkopinjte e gomabe per te shperndare turmat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›