E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i organizates Do te publikojme shume materiale djegese

Organizata Wikileaks Shteteve te Bashkuara Hetoni per abuzimet e ushtarakeve

Themeluesi i Wikileaks i ka bere dje thirrje Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe te marre ne shqyrtim seriozisht te gjitha abuzimet e bera nga trupat amerikane ne Irak dhe ne Afganistan dhe te ndaloje hetimin agresiv ndaj organizates qe ka publikuar te vertetat e hidhura dhe qellimisht te fshehura te lufterave.

Julian Assange i Wikileaks deklaroi po dje se do te publikonte mijera dokumente te tjere brenda ketij viti qe kane te bejne jo vetem me Shtetet e Bashkuara te Amerikes por edhe me vende te tjera nder te cilat Rusia dhe Libani.

Deri me tani ky sajt interneti ka publikuar 500 mije dokumente qe kane te bejne me lufterat Amerikes ne Afganistan dhe ne Irak dhe keto dokumente kane shkaktuar inatin e Pentagonit. Disa prej dokumenteve sekrete amerikane permbanin prova per tortura te forcave irakiane ndaj te burgosurve dhe nje deshtim te plote te amerikaneve per te hetuar ne lidhje me keto raste. Ka ardhur koha qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vend qe te vazhdojne te qendrojne te lsquombyllura te lsquohapen deklaroi Julian ne nje konference ne Gjeneve te Zvicres ne prag te ekzaminimit nga Keshilli i te Drejtave te Njeriut te OKB-se te te gjitha dokumenteve amerikane. Shtete e Bashkuara rrezikojne qe te humbasin rrugen ka deklaruar Assange i cili eshte duke udhetuar nga nje vend ne tjetrin per te kerkuar mbrojtje ligjore ne lidhje me sajtin qe ai drejton. Delegacioni amerikan beri te ditur se eshte i hapur per nje kritike te ndershme dhe kontroll te te drejtave te njeriut duke perfshire edhe diskriminimin racor ne debatin qe do te zhvillohet te premten ku vendet myslimane pritet qe te shprehin shqetesimin per abuzimet qe u jane bere te burgosurve.

Zyrtaret amerikane deklaruan se ushtria nuk i ka injoruar rastet flagrante ne menyre sistematike. Per sa i perket dokumenteve te Wikileaks behet fjale per rrjedhjen me te madhe te dokumenteve sekrete ne historine e Amerikes. Wikileaks ka detajuar permes dokumenteve vdekjen e 15 mije irakianeve dhe civileve te tjere nje shifer kjo qe nuk ishte deklaruar me pare nga burimet zyrtare amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›