Formula 1, Veber më i shpejti, në Angli tension për rregulloren
ANGLI- Skuderia Red Bull vazhdon të dominojë Botërorin e Formula 1, duke mos njohur ndalesë nga gara në garë. Në Silverston, në Çmimin e Madh të Britanisë, Mark Veber e Sebastian Fetel kanë ndërruar vendet me njëri-tjetrin përsa i përket nisjes. Australiani ka qenë më i shpejtë në provat zyrtare, duke marrë pole-positionin para shokut të tij të skuadrës. Një tregues se kampionati i këtij viti në Formula 1 është një çështje brenda skuderisë. Ndërkohë, një përmirësim i dukshëm për dy makinat Ferrari me Alonson e Masën, që kanë zënë vendin e tretë dhe të katërt në nisje. Vendi i pestë i ka takuar Xhenson Baton me MekLaren, i ndjekur nga Di Resta me Fors India dhe Maldonado me Uilliams. Hamilton ka zënë vetëm vendin e dhjetë, duke u lënë pas nga Kobajashi e Rozberg.
Por, lajmi i ditës në Formula 1 ka qenë vendimi i FIA-s për ndryshimin e disa rregullave, gjë që ka penalizuar skuderinë Red Bull dhe ka krijuar një tension aspak të vogël në pistën angleze. Kristian Horner dhe Adrian Nuei e kanë kundërshtuar me forcë këtë, duke thënë se koha për të bërë modifikime në makinë ishte e shkurtër. Një gjë e tillë u pranua edhe nga FIA, ndërsa në në orën 12.30, u zhvillua edhe një mbledhje mes përfaqësuesve të skuderive, zyrtarëve të FIA-s dhe inxhinierëve, që nuk ka nxjerrë në dritë ndonjë gjë të madhe përsa u përket ndryshimeve që pritet të aplikohen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)