Gaddafi kërcënon Evropën me sulmues vetëvrasës

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 17:30
Lideri libian, Muammer Gaddafi kërcënoi se do të transferojë luftën nga Libia në Evropë, në shenjë hakmarrje për bombardimet e NATO-s.
Në një fjalim për televizionin shtetëror, Gaddafi kërcënoi se do të dërgojë qindra libian nëpër Evropë, për të kryer sulme vetëvrasëse.
"Qindra libian do të viktimizohen në Evropë. Do ti japim rastin që të mbledhin mend", deklaroi Gaddafi në një audio fjalim.
Ndërkohë, agjencitë botërore njoftojnë se kryengritësit që javëve të fundit kanë shënuar përparime në dy fronte, tanimë janë përballur edhe me humbje, duke pësuar në njerëz.