E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, në vend të pagës, ushqim falas për punëtorët në spitale

Spitalet greke

Në vend të pagës, punëonjësit e spitaleve publike në Greqi, do të marrin ushqim falas.

Në një shkresë të ditëve të fundit, drejtuar Departamentit të Shëndetësisë Rajonale nga këshilltari ligjor i YPE, Stratis Simandiris, thuhet se është e pamundur që të paguhen të punësuarit pranë spitaleve publike.

Sipas tij, mungesa e fondeve në spitale bën që punonjësit të detyrohen ti ofrojnë shërbimet e tyre falas, me qëllim që të funksionojnë spitalet publikë.

Gjithashtu, këshilltari në fjalë përmend në këtë dokument se në qoftë se mjekët dhe punonjësit e tjerë nuk do të mund të paguhen, e vetmja gjë që mund tu ofrohet, është që të hanë falas në mensën e spitalit.

Kjo shkresë ka shkaktuar shumë reagime, kryesisht në rrethet me mjekëve dhe ndihmësmjekëve. Sipas tyre, këto zgjidhje nuk bëjnë gjë tjetër, veçse u japin prioritet spitaleve privatë, ku pacientët duhet ta paguajnë shtrenjtë kurimin e tyre. /Parapolitika.gr/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›