E Shtunë, 31 Tetor 2026

festivali i Filmit, Love fiton Palmën e Artë në Kanë

Filmi Love i regjisorit austriak, Mihael Haneke, ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi, i cili flet për historinë e një burri të përkushtuar ndaj gruas së tij në prag të vdekjes, ka mundur 21 filma të tjerë në garë.

Vendin e dytë e ka siguruar Reality film satirë i regjisorit italian, Mateo Garone ndërsa në pozitën e tretë është renditur komedia The Angels nga Ken Loh.

Çmimi për aktorin më të mirë mashkull i ka takuar aktorit danez, Mads Milesen, për rolin në The Hunt, kurse çmimin e aktores më të mirë femër e kanë ndarë Kristina Flutur dhe Kosmina Straten për rolet në filmin Beyond the Hills.

Festivalit i Filmit ne Kanë shenoi kete vit edicionin e tij te 65-të të filmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›