E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit: Policia ushtron dhunë në burgje

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Policia ushtron dhunë fizike e psikologjikë nëpër burgje, ndërkohë që ka nisur procedimi penal për disa persona, kështu është shprehur Avokati i Popullit, Igli Totozani, në Kuvend.

Duke raportuar për veprimtarinë e institucionit që drejton sot paradite në Komisionin e Ligjeve, Totozani ka denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike në qelitë e komisariateve.

Totozani ngriti shqetësimin se disa institucione nuk po zbatojnë rekomandimet e BE-së.

Burgu i Tropojës nuk po zhvendoset në ndërtesën e re, siç ishte parashikuar duke mos zbatuar rekomandimet, – tha Avokati i Popullit.

Totozani shprehu shqetësimin se Ministria e Brendshme nuk jep informacion për median për tenderin e uniformave.

Deputeti socialist, Bashkim Fino, shprehu kritika ndaj raportit duke thënë se, raporti jep informacion për shkeljet, por nuk jep raste konkrete.

Deputetja Vasilika Hysi tha se shumë institucione të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e pronën janë hermetikë.  Deputetja Hysi gjatë fjalës së saj shtroi pyetjen se, çfarë keni bërë këto institucione për të gjetur akses qytetarët.

Pak ditë më parë Avokati i Popullit denoncoi në prokurori katër punonjësit e grupit të gatshëm si dhe përgjegjësin e shërbimit në burgun 313, pasi dy vëllezërve të paraburgosur, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore policët i janë përgjigjur me dhunë. Ka qenë ankesa e nënës së dy vëllezërve (shtetasja me inicialet N.GJ) që ka çuar për verifikim një grup pune të këtij institucioni dhe ngritjen e padisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›