Greqi, nëpranga vrasësite një shqiptari
ATHINE- Policia greke arrestoi dy shtetas grekë, të cilët akuzohen për vrasjen e 21 vjecari shqiptar në fund të muajit Mars. Pas një muaji policia arriti të vërë në pranga vetëm dy nga autorët e krimit, 22 dhe 28 vjec, ndërkohë që janë ende në kërkim dy persona të tjerë.
Ngjarja për të cilën akuzohen të rinjtë grekë ndodhi në 30 Mars në lokal në Athinë, ku viktima kishte shkuar me mikun e tij bashkatdhetar. Policia tha se në lokal ndodhej edhe një i ri grek me 4 femra dhe 2 shqiptarët ngacmuan njërën prej tyre gjë që shkaktoi konflikt mes grupeve. I riu grek thirri për ndihmë edhe disa persona të tjerë dhe pas një episodi të dhunshëm u përdorën thikat, nga të cilat gjeti vdekjen shqiptari 21 vjec dhe u plagos miku i tij, ndërsa një femër u lëndua në kokë pasi u qëllua me karrige.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dy bashkëautorët e tjerë të krimit, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në prokurori.
(m.a/BalkanWeb)