Ndahet nga jetaAna Qendroanëtare e KOKSH
TIRANË-Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shprehu sot me anë të një njoftimi për shtyp, keqardhjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ana Qendro, Anëtare me Titull Individual e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Qendro ndërroi jetë në moshën 65 -vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Qendro do të mbetet gjatë në kujtesën tonë për kontributin e saj shumëvjeçar për përhapjen e Edukimit Olimpik në Shqipëri dhe zhvillimin e sportit, sidomos atij të Gjimnastikës, të cilin ajo e ka patur veçanërisht për zemër”,- thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Eksperienca e gjatë si mësuese e edukimit fizik, si dhe vullnetarizmi i saj për zhvillimin e Olimpizmit dhe nxitjen e solidaritetit dhe miqësisë mes njerëzve, bënë që në vitin 2007, ajo të nderohet nga Bashkia e Tiranës me trofeun "10 Personalitet e Vitit".
Qendro do të mbahet mend si autore dhe organizatore e një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri.
“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i është mirënjohës znj. Qendro për rolin e saj aktiv në Komisionin "Femra dhe Sporti" duke e promovuar atë si një vlerë për zhvillimin e shoqerise tonë”, - shkruhet më tej në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
(e.m/ata/BalkanWeb)