E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tragjedia në bankë, kapen4 të dyshuar

ATHINE-Katër persona të dyshuar u dërguan në polici pas hetimeve për zjarrin në maj të vitit të kaluar në degën e bankës “Marfin” në Athinë, që rezultoi në një tragjedi me 3 persona të vdekur.

Të dyshuarit janë 3 shtetas grekë 21, 25, 36 vjec dhe një 27 vjecar nga Kazakistani. Sipas policisë provat janë siguruar nga dëshmitë e personave që panë ngjarjen dhe nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Tragjedia ndodhi majin e shkuar kur gjatë një proteste, disa persona hodhën brenda filialit të bankës koktejle molotovi. Disa prej punonjësve arritën të dalin nga banka, por të tjerët ishin të bllokuar brenda saj. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin 5 njerëz nga dritaret dhe ballkonet e ndërtesës, ndërsa të tjerët vdiqën nga asfiksia prej substancave toksike. Një prej viktimave ishte një grua shtatzanë.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›