E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, nesër grevë e përgjithshme 24-orëshe

Kjo grevë bëhet në një moment të vështirë për qeverinë Papandreu, por në thelb është një prove përballë qeverisë së re të PASOK-ut, që ndodhet përballë kërkesave dhe reagimeve sociale me pjesëmarrjen masive të popullit.

Një grevë që sindikatat e përgjithshme në sektorin privat dhe në shërbime publike kishin paralajmëruar para një muaji qeverinë Papandreu, si një përgjigje të koordinuar për të siguruar të drejtat themelore. Shërbimet publike dhe ato të sektorit privat janë të angazhuar plotësisht për në grevën 24 orëshe duke paralizuar në përgjithësi vendin, duke përjashtuar vetëm rastet urgjente në spitale. Grevës i janë përgjigjur edhe shërbimet e transportit, duke filluar nga trafiku ajror, detar dhe ai tokësor.

Grevistët kërkojnë stabilizimin ekonomik të vendit nga ana e qeverisë, pasi ajo është përgjegjëse për krizën që ka mbërthyer vendin. Njëkohësisht kërkojnë të drejta sociale pa dallime. Kërkojnë që të mos ketë ulje në page dhe në pensione, por njëkohësisht të mos pritet rroga e 14-të, që përfshin dhurat pagesë në rastet e festive të Pashkëve dhe Krishtlindjeve, si dhe rritjen e kufirit të daljes në pension burra e gra në 67 vjeç, sin ë shërbime publike dhe në atë të sektorit privat. /Shpetim Zinxhiria/Athine/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›