Ahmadinexhat: 11-shtatori i planifikuar nga vetë SHBA-të
Këtë deklaratë presidenti Iranian e bëri gjatë një fjalimi televiziv nga lindja e vendit.
Më tej ai shtoi se nëse Izraeli do niste luftë kundër një fqinji tjetër pas asaj me Hezbollah në Liban dhe me Hamas në Gaza, ai duhet të shfaroset.
Ndërkohë, po sot me anë të zëdhënësit të Ministrisë së jashtme iraniane Ramin Mehmanparast, Irani deklaroi se është i gatshëm të bëjë një shkëmbim uraniumi të varfëruar me të pasuruar, por, me kusht që ky shkëmbim bërthamor të kryhet brenda vendit.
"Për të mundësuar ndërveprim konstruktiv, kemi deklaruar gatishmërinë tonë për shkëmbim të karburanteve bërthamore, nëse kjo e fundit kryhet në brendësi të vendit tonë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast.
"Jemi të gatshëm për shkëmbim megjithëse nuk e konsiderojmë të drejtë kushtin e shkëmbimit për furnizim me karburante bërthamore për reaktorin kërkimor shkencor në Teheran", theksoi ai.