Folklandet acarojnë Britaninë dhe Argjentinën
Një firmë britanike ka filluar të hënën shpimin për naftë në ujërat rreth ujdhesave Folklande. Hapi i rriti tensionet ndërmjet Britanisë dhe Argjentinës, të cilat zhvilluan një luftë për këto territore në vitin 1982.
Ujdhesat Folklande, që ndodhen 450 km nga brigjet lindore të Argjentinës, kanë qenë nën zotërimin e Britanisë që nga viti 1833. Por, ato gjithashtu pretendohen nga Argjentina, ku njihen me emrin Ujdhesat Malvine.
Argjentina pa sukses i pushtoi ujdhesat në vitin 1982, gjë që çoi në një luftë të shkurtër, por të përgjakshme, që la më shumë se 900 të vdekur.
Përderisa Argjentina e përjashtoi mundësinë e një invadimi tjetër, ajo tash po punon kundër sipërmarrjes britanike.
Javën e kaluar, presidentja e Argjentinës, Kristina Kirshner, e nënshkroi dekretin, me të cilin urdhëron që çdo anije që kalon nëpër ujërat territoriale të Argjentinës, të kërkojë leje përpara se të shkojë në ujdhesat, me shpresë se kjo do ta ngadalësojë eksploatimin e naftës.
Kishner të hënën foli në samitin e liderëve të 25 vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, i njohur si Grupi Rio. Ajo ju bëri bëjë thirrje udhëheqësve rajonalë që ta dënojnë eksploatimin britanik të naftës në Folklande.
Në të kaluarën, Grupi Rio i mbështetur pretendimet e Argjentinës.