Greqi, nis pastrimi I mbeturinave në rrugët e Athinës
Qeveria greke ka nisur pastrimin e grumbujve të mbeturinave që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet, pasi punëonjësit e sektorit sanitar në Athinë, janë bërë pjesë e grevës që ka nisur në 2 tetor. Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, edhe personeli ushtarak mund të dërgohet për të mbështetur këtë operacion pastrimi nëse nuk përmirësohet situata. Shumë qytetarë grekë janë të shqetësuar për sasitë e mbeturinave të cilat sjellin dhe problem për shëndetin e njeriut, duke i shtuar këtij problem edhe nivelin e lagështirës, praninë e insekteve dhe përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Grevat e përhapura në masë në Greqi jo vetëm po dëmtojnë të ardhmen ekonomike të vendit, po pengojnë jetesën normale të banorëve dhe ardhjet e turistëve por së fundmi po bëhen problem edhe për një pjesë tjetër. Kryeqyteti grek Athina është pushtuar nga mbeturinat. Mijëra tonë mbeturina kanë krijuar pirgje gjigande që lartësohen çdo ditë, duke ukthyer në një rrezik serioz për qytetarët. Thuhet se janë rreth 90 000 tonë mbeturina kanë tjetërsuar pamjen e kryeqytetit grek, por jo vetëm. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë vendosur ta zgjasin grevën e tyre deri në datën 19 Tetor. Sindikatat e sektorit privat dhe shtetëror të mirëmbajtjes, kanë shpallur grevë dhe situata në rrugët e Athinës është alarmante, pasi rreziku i shpërthimit të infeksioneve është i pranishëm në çdo lagje.