E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalit shpreson që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme

“Sigurisht më ka munguar familja shumë. Po ashtu edhe miqtë e mi”, tha Shalit duke shtuar se “shpresoj që kjo marrëveshje të çojë në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe që të rrisë bashkëpunimin mes dy palëve”.

Shalit tha se është “i ngazëllyer” dhe “në gjendje të mirë shëndetësore” ndërkohë që është mbajtur peng për pesë vjet në Gaza. “Ndjej se jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Shalit në hebraishte. Duke folur nëpërmjet përkthyesit, Shalit tha se do të ishte shumë i lumtur nëse palestinezët e mbetur në burgjet izraelite do të liroheshin dhe do të ktheheshin në familjet e tyre, raporton “Al-Arabia”.

“Mora lajmin për shkëmbimin e të burgosurve fiks një javë më parë, dhe ndjeva që ky do të ishte Shansi im i fundit për tu liruar. Ishin vite të gjata. Por unë gjithmonë kam menduar se do të vijë dita që unë do të isha i lirë”.

Shalit ishte marrë peng në qershor të vitit 2006 ndërkohë që për herë të fundit para kamerave doli në vitin 2009. Në shkëmbim të Shalitit, Izraeli do të lirojë mbi një mijë të burgosur palestinezë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-18 12:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›