E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, marrëveshje me IFC për procedurat administrative

Më shumë mbështetje dhe lehtësira për biznesin në Tiranë. Kjo u arrit pas një marrëveshje të nënshkruar prej kreut të Bashkisë dhe IFC-së anëtare e grupit të Bankës Botërore. Kryebashkiaku Lulzim Basha në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se objektivi i kësaj marrëveshjeje është për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës, që brenda janarit të vitit të ardhshëm, të prezantojë procedura të thjeshtuara administrative me qëllim që të reduktojë kohën që i duhet biznesit për të marrë leje apo licenca në Bashkinë e Tiranës.
Drejtuesi i IFC-së për Ballkanin Perëndimor Per Kjellerhaug u shpreh se për bizneset në ditët e sotme është shumë e rëndësishme krijimi i një klime positive.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon angazhimin e IFC-së, për të forcuar përmirësuar mjedisin e zhvillimit të biznesit. Për ne, ky është një faktor kyç, sepse bizneset ndikohen shumë nga klima vendore e zhvillimit të biznesit dhe nënkupton gjithashtu se sa më thjeshta dhe cilësore janë rregulloret e zhvillimit të biznesit, aq më shumë do të ndikojnë në zhvillimin e biznesit vendor, në zhvillimin e biznesit ndërkombëtar privat” ka theksuar Kjellerhaug.
Më herët IFC ka bashkëpunar me tre bashki të tjera Durrës, Shkodër dhe Vlorë. Vlerësohet se bizneset do të kursejnë çdo vit deri në 6 milionë dollarë si rezultat i thjeshtëzimit të barrierave administrative.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›