E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një tërmet 4.6 ballë trondit vendin

ROMë- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë u regjistrua sot në mëngjes në Greqi me epiqendër 95 kilometra nga Athina, në lokalitetin e Evias, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS). Tërmeti ndodhi në orën 4:45 me orën lokale. Dje një tjetër tërmet 4.4 ballë tronditi zonën e Patras, me epiqendër 170 kilometra nga tërmeti i sotëm. Sipas zyrës së shërbimit gjeologjik vendas, sot në Evia janë regjistruar dy tronditje dhe sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me tërmetin e djeshëm në Turqi.
Deri tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›