E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbështesin reformat e Greqisë për daljen nga kriza

ATHINE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjeket e Greqisë për të dalë nga kriza. Pas takimit me kryeministrin grek, sekretarja e shtetti amerikan Hilari Klinton vlerësoi përpjekjet e zotit Papandreu për të përmirësuar ekonominë e vendit të tij. “Mes sfidave tona më të vështira dhe të përbashkëta sot është edhe kriza ekonomike që ka lënë njerëzit të papunë, mbyllur bizneset dhe shterruar rezervat shtetërore si në Shtetet e Bashkuara edhe në Greqi. E di që këto janë ditë të veshtira për Greqinë. Por dua të lavdëroj zotin Papandreu për rolin e tij udhëheqës në trajtimin e situatës me të cilën u përball pas ardhjes në pushtet.”
Sekretarja Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë dhe masat e forta ekonomike që po ndërmerr.
Qeveria greke ka premtuar të shkurtojë defiçitin buxhetor nga afro 13 përqind e prodhimit të përgjithshëm që është më shumë se katër herë sa tavani i lejuar nga Bashkimi Evropian. Papandreu thotë se qeveria greke ka ndermarrë vendime shumë të veshtira për të siguruar mbijetesën e ekonomisë. “Jemi perpjekur te ndërmarim hapat e duhur që pastaj të ristrukturojmë ekonominë, ta bëjmë ekonominë të gjelbërt që edhe të tërheqë investimet, zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe sherbimeve, por edhe që shoqëria të bëhet më transparente dhe më e hapur.” Papandreu thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të merren me spekulatorët e tregut financiar, duke thënë se ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqendrueshme. Klinton tha se Greqia nuk i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara asistance financiare, por që të punojë me vendet e G-20 për ndryshime të tjera në rregulloren e tregjeve financiare.
Analistët thonë se borxhi kombëtar i Greqisë përbën rrezik, dhe huadhënësit nga ana tjetër, mund të aplikojnë përqindje më të larta interesi.Kryeministri grek tha se normat e interesit që vendi i tij pagun janë sa dyfishi i Gjermanisë, dhe se këto norma e bëjnë më te veshtirë për Athinën që të paguajë borxhet dhe të kthejë ekonominë në një gjendje të qendrueshme.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›