Futbolli zgjedh njeriun që do e drejtojë 4 vjet
DURRES-Futbolli shqiptar do të vendosë sot se cili do të jetë presidenti i ri i Federatës, në garën që vendos përballë tre kandidatë: Armand Dukën, Refik Halilin dhe Rudi Vatën. Në Durrës po zhvillohet Asambleja Zgjedhore, nga e cila do të dalë njeriu që do të mbajë postin më të lartë të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme si edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Një pjesë e madhe e personave që përfaqësojnë klubet dhe që kanë të drejtë vote në Asamble, janë zhvendosur që mbrëmë në Durrës, ashtu si e gjithë administrata e FSHF-së. Zgjedhjet përfaqësojnë një moment kyç në futbollin e brishtë shqiptar dhe një gjë e tillë kuptohet lehtësisht që nga mediatizimi i madh i Asamblesë. 65 delegatët e komunitetit të futbollit do të vendosin mes premtimeve për rritjen e të ardhurave të Dukës, të premtimeve të Rudi Vatës për pastrim të futbollit nga fenomenet e "këqija" si edhe të atyre të Refik Halilit se FSHF duhet të demokratizohet dhe të jetë një institucion që t'i shërbejë tërësisht futbollit. Federata e Futbollit prej kohësh gëzon një status të veçantë, për shkak se është ndoshta organizmi i vetëm sportiv që ka arritur të sigurojë pavarësinë nga shteti, qoftë në aspektin financiar, qoftë në atë të ndikimit.
Punimet
Asambleja e sotme është padyshim një nga evenimentet më të rëndësishme të sportit në vend, pasi futbolli mbetet sporti më i dashur i shqiptarëve. Duket çudi, por ndoshta kjo është nga herët e pakta ku ndikimi i politikës mbi ata që do të votojnë është minimal, për të mos thënë zero. Punimet e Asamblesë nisin në orën 9.00 dhe drejtohen nga presidenti në fuqi, pra Armand Duka. Një nga çështjet e para që zgjidhet është ajo për zgjedhjen e Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave, më pas lexohet raporti i presidentit mbi veprimtarinë e Komitetit Ekzekutiv. Pas miratimit të pasqyrave financiare, raportit të auditimit dhe buxhetit për 2010, nis zgjidhja e presidentit të FSHF-së dhe e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Përsa u përket procedurave të votimit, në Asamble votojnë gjithsej 65 delegatë dhe një kandidat, që të shpallet fitues, duhet të marrë 2/3 e votave, pra 44 të tilla. Në rast se kjo nuk arrihet në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në një raund të dytë, ku fitues shpallet ai që merr 50 % + 1 të votave të Asamblesë. Tashmë edhe 12 klubet e Superligës kanë vetëm nga një votë, pas vendimit të Asamblesë së 12 nëntorit 2008. Votat e tjera ndahen në 16 për Kategorinë e Parë, 25 për të dytën, 8 votat e Sektorit Amator, dhe 4 të shoqatave të mjekëve, trajnerëve, arbitrave dhe minifutbollit. Në lidhje me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, një kandidat që të fitojë duhet të marrë 50 % + 1 të votave.
(d.b/BalkanWeb)