E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një tërmet 5,1 ballë Rihter godet qendrën e vendit

 ATHINë- Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë sipas shkallës Rihter goditi dje në mbrëmje rajonin e Fokidhës, në Greqinë Qendrore. Lajmin e njofton Instituti i Gjeodinamikës, pranë observatorit kombëtar grek, sipas të cilit, epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në lindje të Nafpaktosit dhe 60 kilometra në verilindje të qytetit Patra. Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale. Më 18 janar në Fokidhë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›