E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin reshjet e borës në vend, pa probleme në rrugë

KUKëS- Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë që në orët e para të mëngjesit verilindjen dhe juglindjen e vendit, nuk kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në akset rrugore të këtij rajoni. "Për momentin nuk ka ndonjë shqetësim edhe pse në zonat mbi 500 metër lartësi, dëbora ka krijuar një trashësi prej rreth 10-15 centimetrash" tha drejtori rajonal i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve Rushit Gashi. Sipas tij, edhe nëse reshjet e borës vazhdojnë, më gjatë mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të ndërhyrë dhe për të mbajtur hapur akset kryesore rrugore". Ndërkohë gjatë ditës së sotme temperatura në zonën verilindore shënon 0 gradë celcius, duke pësuar një rënie prej 2 gradë krahasuar më një ditë më parë. "Gjithsesi, drejtuesit e mjeteve, duhet të tregojnë mjaft kujdes në lëvizjet e tyre, për të parandaluar aksidentet" tha Gashi, duke shtuar se "për këtë qëllim në akset rrugorë janë intensifikuar dhe kontrollet e policisë". Bora qe ne oret e para te dites se sotme ka nisur me intensitet ne zonen e Korces dhe Pogradecit. Momentalisht rruget jane te qarkullueshme, por era e forte dhe reshjet e dendura pritet ta veshtiresojne ne oret ne vazhdim situaten.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›