Skandali në ndeshjen me Realin, Dhales thirret në prokurori
TIRANE- Perikli Dhales, ish- drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për dhënë dëshminë e tij mbi cka ndodhi natën e 20 janarit.Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi ndërprerjen e energjisë elektrike për 85 minuta në stadium teksa luhej ndeshja miqësore Gramozi- Real Madrid.Nuk jepen më shumë detaje se në cfarë cilësie, në atë të dëshmitarit, apo të pandehurit, është paraqitur sot paradite në prokurori ish drejtori i stadiumit. Ajo cka dihet se pranë organit të akuzës do të thirren dhe persona të tjerë, punonjës të tjerë të mirëmbajtjes së stadiumit dhe rrjetit elektrik të tij, por edhe punonjës të OSSH-së të cilët kanë dijeni mbi ngjarjen që njollosi imazhin e Shiqpërisë. Perikli Dhales u shkarkua vetëm pak minuta pas ikjes së energjisë elektrike në impiantin kryesor në vend dhe konsiderohet një nga fajtorët kryesorë të ikjes së energjisë në stadium.Ndërkohë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Operatori i Sistemit të Shpër-ndarjes kanë akuzuar njëri-tjetrin për ikjen e dritave në stadiumin "Qemal Stafa" gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid. Drejtori i i Këshillit Mbikëqyrës të Stadiumeve Indrit Fortuzi fajësoi dje tërësisht OSSH-në për atë që ndodhi, ndërsa një pjesë e vogël e fajit sipas tij, i takon drejtorit të stadiumit. Ndërkohë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në një komunikatë të bërë dje për mediat, shkruan se ditën e ndeshjes i ka çuar një letër stadiumit, ku e pyet nëse i duhet një gjenerator apo jo dhe se duhet të japë një pagesë për të. Sipas OSSH-së, drejtoria e stadiumit as e ka marrë mundimin të kthejë përgjigje, ndërkohë që sa i përket avarive të brendshme, sqarohet se ato nuk janë detyrë e saj.Ministria e Kulturës dhe e Sporteve kërkon intensifikimin e hetimeve nga Prokuroria në lidhje me dyshim për sabotim. "Dyshojmë që ka pasur sabotim, sepse dritat ikën vetëm për fushën dhe jo për dhomat e zhveshjes. Ndoshta ka qenë nga rivalët e Taçit" deklaroi dje Fortuzi.Nga raporti paraprak i prokurorisë Transformatori i stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" u dogj nga mbingarkesa. Sipas ekpsertëve e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të moszbatimit të rregullave për organizimin e një ndeshje natën me drita. Sipas tyre, duhet të ishte i pranishëm patjetër një gjenerator rezervë, i cili në rast defekti apo avarie, do të futej menjëherë në funksionim. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ikja e dritave çoi në ndërprerjen për 85 minuta të ndeshjes dhe shkatërrimit të imazhit të Shqipërisë.(s.g/BalkanWeb)