Greqi, ora e qeverisë së re, fillon takimi te presidenti për Lukas Papadhimos
ATHINE - Dita e pestë e negociatave për emrin e kryeministrit dhe përbërjen e qeverisë së re.
Ndiqni zhvillimet hap pas hapi (me orën lokale).
Ora 10 07 – “Gjithcka në rregull”, tha kreu i LAOS, Jorgos Karaxhaferis, para takimit te presidenti.
Ora 10 06 - “Është hera e tretë kam ardhur në këtë çështje, dhe shpresoj që të jetë e fundit," tha Antonis Samaras, ndërsa hynte në presidencë.
Ora 10 05 – Krerët politikë mbërrijnë te presidenti Papulias.
Ngjarjet që paraprinë gjatë natës dhe ditës së djeshme.
Mbrëmë u njoftua një takim mes krerëve politikë sot në ora 10 00, tek presidenti Karolos Papulias, për emërimin e kryeministrit të ri.
Emri i Lukas Papadhimos do diskutohet në këtë tryezë, pasi mbrëmë pas 4 ditësh përpjekje të pafrutshme për formimin e një qeverie koalicioni, rifilluan negociatat me bankierin Lukas Papadhimos për postin e kryeministrit të kësaj qeverie.
Ky i fundit ka vënë kushtet e veta për të pranuar postin e kryeministrit.
Papadhimos kërkon të sigurohet garancia me 5 firma për marrëveshjen e 27 Tetorit, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të bëhen më vonë se 19 Shkurti i vitit të ardhshëm, pjesëmarrje më të gjerë të "Demokracisë së re" në qeveri dhe pohon se nuk ka preferencë të vecantë për ministrinë e Financave, duke lënë të kuptohet se nuk ka kundërshtim për Evangelos Venizelos, në krye të kësaj ministrie.
Kandidatura e Filipos Petsalnikos, Kryetarit të Parlamentit, personi, që sic u shpreh Papandreu, "i bashkon të gjithë", duket se u bë shkak i dështimit të bisedimeve të mbrëmjes së djeshme.
Kreu i partisë LAOS, z. Karatzaferis u largua që në fillim nga takimi, duke thënë thellësisht i zemëruar para gazetarëve, se “Papandreu e Samaras po bëjnë lojëra taktike”.
Ai deklaroi gjithashtu se “nëse nuk është Lukas Papadhimos kryeministri i ardhshëm, vendi do të dëmtohet”.
Kryetari i opozitës "Demokracia e re", Antonis Samaras pohoi se “të enjten në takim, do të jetë i hapur për të pranuar cdo propozim që do bëhet”.
Ndërkaq mbrëmë, para se të fillonte ky takim, Papandreu njoftoi publikisht dorëheqjen e tij si kryeministër, gjatë një fjalimi në televizion.
Papandreu garantoi "mbështetjen ndaj qeverisë së re, që ajo të bëjë gjithcka është e nevojshme, për të nxjerrë vendin nga kriza."
Ai theksoi fushat kryesore, ku duhet të lëvizë politika e qeverisë së koalicionit, me objektivin siç tha, për mbajtjen e vendit në euro.
Në fund Papandreu falënderoi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe popullin grek, për fuqinë e këmbënguljes dhe besimin e tyre.
Por pavarësisht fjalimit të “lamtumirës”, duket se të paktën edhe disa orë, Papandreu do të jetë ende kryeministër i Greqisë, përderisa edhe pas 4 ditësh, nuk u arrit të vendosej emri i pasardhësit, që do qetësonte popullin grek, partnerët evropianë që presin vendimmarrjet dhe tregjet.
(BalkanWeb)