E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, rifillojnë negociatat me Lukas Papadhimos, bankieri vendos kushtet

ATHINE - Në fund të ditës së katërt të përpjekjeve të pafrutshme, për formimin e një qeverie koalicioni, rifillojnë negociatat me bankierin Lukas Papadhimos për postin e kryeministrit të kësaj qeverie. 

Mësohet se ky i fundit ka vënë kushtet e veta për postin e kryeministrit. 

Papadhimos kërkon të sigurohet garancia me 5 firma për marrëveshjen e 27 Tetorit, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të bëhen më vonë se 19 Shkurti i vitit të ardhshëm, pjesëmarrje më të gjerë të "Demokracisë së re" në qeveri dhe pohon se nuk ka kundërshtim për Evangelos Venizelos, në ministrinë e Financave. 

Negociatat nisën menjëherë pas dështimit të takimit të mbrëmjes së të mërkurës mes krerëve politike dhe presidentit.

Krerët e partive politike do mblidhen sërish të enjten në ora 10 00 tek presidenti Karolos Papulias, për emërimin e kryeministrit të ri. 

Kandidatura e Filipos Petsalnikos, Kryetarit të Parlamentit, personi, që sic u shpreh Papandreu, "i bashkon të gjithë", duket se u bë shkak i dështimit të bisedimeve. 

Kreu i partisë LAOS, z. Karatzaferis u largua që në fillim nga takimi, duke thënë thellësisht i zemëruar para gazetarëve, se “Papandreu e Samaras po bëjnë lojëra taktike”. 

Ai deklaroi gjithashtu se “nëse nuk është Lukas Papadhimos kryeministri i ardhshëm, vendi do të dëmtohet”. 

Kryetari i opozitës "Demokracia e re", Antonis Samaras pohoi se “nesër në takim, do të jetë i hapur për të pranuar cdo propozim që do më bëhet”.

Lidhur me incidentin e largimit të kryetarit të LAOS Samaras tha, se “ende nuk kishte filluar takimi, kur na u njoftua se zoti Karaxhaferis u largua”. 

Ndërkaq më herët, para se të fillonte ky takim, Papandreu njoftoi publikisht dorëheqjen e tij si kryeministër, gjatë një fjalimi në televizion. 

Papandreu garantoi "mbështetjen ndaj qeverisë së re, që ajo të bëjë gjithcka është e nevojshme, për të nxjerrë vendin nga kriza." 

Ai theksoi fushat kryesore, ku duhet të lëvizë politika e qeverisë së koalicionit, me objektivin siç tha, për mbajtjen e vendit në euro.
 
Në fund Papandreu falënderoi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe popullin grek, për fuqinë e këmbënguljes dhe besimin e tyre. 

Por pavarësisht fjalimit të “lamtumirës”, duket se të paktën deri nesër, Papandreu do të jetë ende kryeministër i Greqisë, përderisa edhe pas 4 ditësh, nuk u arrit të vendosej emri i pasardhësit, që do qetësonte popullin grek, partnerët evropianë që presin vendimmarrjet dhe tregjet.

Ndiqni zhvillimet më të hershme hap pas hapi nga mëngjesi (me orën lokale). 

Ora 20 00 - Përfundon pa asnjë deklaratë takimi i krereve politike te presidenti Papulias. Shkak, kandidatura e kryetarit të Parlamentit, Filipos Petsalnikos për kryeministër i qeverisë së re. Takim sërish nesër në ora 10 00. 

Ora 19 10 - Karaxhaferis del i irrituar nga takimi: Karaxhaferis: Papandreu e Samaras bejne lojera taktike. Në krye të qeverisë duhet Lukas Papadhimos

Ora 19 05 - Demokracia e re: Nuk na u propozua kurrë Lukas Papadhimos. Nëse do të shtrohej për diskutimim, do ta pranonim

Ora 19 00 - Krerët e partive politike, takim në presidencë.

Ora 18 10 - Fillon takimi Papulias-Papandreu ne presidence. Pritet doreheqja e tij dhe zyrtarizimi i emrit te kryeministrit dhe qeverise se re.

Ora 17 45 - Papandreu, deklaratë ne TV.
Në mesazhin ku njoftoi dorëheqjen e tij si Kryeministër, z. Papandreu foli për "mbështetjen e qeverisë së re, që ajo të bëjë gjithcka është e nevojshme për të nxjerrë vendin nga kriza." Për më tepër, ai theksoi 4 fusha kryesore në të cilat duhet të lëvizë politika e qeverisë së koalicionit të ri, me objektivin siç tha ai për mbajtjen e vendit në euro. Zoti Papandreu tha lamtumirë dhe falënderoi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe popullin grek, për fuqinë e këmbënguljes dhe besimin e tyre.

Ora 17 40 - Pritet një fjalim i kryeministrit Papandreu.

Ora 17 10 - Shtyhet në orën 18 00 takimi Papulias-Papandreu. Para takimit, Papandreu do japë një deklaratë

ATHINE - “Mbaruam!”, u tha gazetarëve presidenti grek Karolos Papulias, ndërsa largohej nga zyra e tij rreth orës 14:00, duke lënë të kuptohet me këtë frazë, që tashmë dy partitë e mëdha kanë arritur në një marrëveshje dhe kanë rënë në një mendje, për kryeministrin e ri dhe anëtarët e qeverisë së re. 

Menjëherë pas kësaj u njoftua se takimi mes presidentit Papulias dhe kryeministrit Papandreu, do të zhvillohet pasdite në ora 17:00. Në këtë takim, pritet të deklarohet dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë së tij. 

Mbetet e paqartë se cili është personi që do drejtojë qeverinë e re, por cdo minutë e më shumë flitet për një person politik në krye të qeverisë dhe ky mund të jetë kryetari i Parlamentit Filipos Petsalnikos. 

E rëndësishme është që, me shumë gjasë, pas orës 18:00 të ditës së katërt të negociatave, besohet se do të kemi një emër konkret, pasi i gjithë opinioni dhe Brukseli presin shpalljen e qeverisë së përkohshme. 

E sigurt është se gjatë natës dhe gjatë gjithë paradites së sotme kanë vazhduar intesivisht negociatat.

Mediat që nga nata e kaluar vazhdojnë të artikulojnë emrat e Vasilis Skouris kryetar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, eurodeputetit Joanis Kukiadis, dhe më pak emrat e Panajotis Rumeliotis dhe Nikiforos Diamanturis. 

Së fundi u fol se ka një marrëveshje që kryeministër të jetë një person politik dhe ky mund të jetë kryetari i Parlamentit, Filipos Petsalnikos. 

Duket se kandidatura më e përfolur ajo e Lukas Papadimos eshtë përballur me kundërshtime. 

Mosmarrëveshjet u shtuan pas refuzimit të Antonis Samaras për të qenë një nga 5 firmat e një deklarate, ku të shprehet angazhimi për zbatimin e marrëveshjes së 26 tetorit, që Europa e konsideron si parakusht për lirimin e këstit të gjashtë.

Të tjera kundërshti lidhen me kushtet për kohëzgjatjen e mandatit të qeverisë, përbërjen e saj, pjesëmarrja e njerëzve të opozitës dhe refuzimi i Papadhimos për të pranuar Venizelosin si ministër të Financave në qeverinë e re. 

Ky i fundit që është mbështetës për kandidaturën e Vasilis Skouris, mësohet të jetë shprehur se nuk është shkaktar i “rrëzimit” të kandidaturës së Lukas Papadhimos.
 
Nga ana e saj opozita e djathtë “Demokracia e re” bëri të ditur se nuk do të ketë përfaqësues politikë në qeverinë e re. 

Ngjarjet që paraprinë 

Ora 13:30 - Ndërsa gjithë opinioni dhe Brukseli presin shpalljen e qeverisë së përkohshme, pas 4 ditësh negociata në Athinë, flitet ende për emra të rinj. 

Ora 12:30 - Mediat: Eurodeputeti Joanis Kukiadis një tjetër kandidaturë për të qënë kryeministër. Në diskutim edhe Panajotis Roumeliotis, Nikiforos Diamanduros.

Ora 12:10 - Thuhet se Evangelos Venizelos ka kundërshtuar emërimin e Papadhimos, por vetë Venizelos ka deklaruar se nuk është ai shkaktari për "rrëzimin" e kandidaturës së bankierit.

Ora 12:10 - Njoftohet se takimi mes presidentit Papulias dhe kryeministrit Papandreu do të zhvillohet pas mesdite.

Ora 11:30 – “Demokracia e re” deklaron se nuk do të ketë zëvendëskryeministër në qeverinë e re dhe asnjë deputet i saj nuk do të marrë pjesë në qeveri. 

Ora 09:30 – Reuters: Kryeministri i ri do të jetë Vasilis Skouris, kryetar i Gjykatës Evropianë të Drejtësisë. 

Ora 9 30 - Gazetat franceze shkruajnë sot se gjatë samitit të Kanës presidenti francez Sarkozy i ka thënë presidentit amerikan Obama me zë të ulët se “Papandreu është njeri i cmendur dhe i dëshpëruar”. Por biseda është dëgjuar, pasi mikrofonat kanë qenë të hapur.

Ora 09:00 – Mediat e huaja shkruajnë se mosmarëveshjet mbi emrin e Lukas Papadhimos, po vonojnë shpalljen e qeverisë. Mosmarrëveshjet janë shtuar pas refuzimit të Samaras për të firmosur dokumentin e kërkuar nga Eurogrup si garanci për këstin e gjashtë. 

Negociatat e orëve të kaluara

Nga një takim që përfundoi pas mesnate, është vendosur përfundimisht emri i kryeministrit të ri dhe sot Papandreu do të shkojë te presidenti Papulias për ta njohur me propozimin dhe për t’i paraqitur dorëheqjen e tij dhe qeverisë së tij, përpara se presidenti të thërrasë një takim të liderëve politikë dhe të njoftojë përbërjen e qeverisë së re.

Sipas njoftimeve që mbështeten në burime nga PASOK dhe Demokracia e re, nuk ka qënë më në lojë vetëm emri i Lukas Papadhimos. 

Media transmeton se janë hedhur në tryezë emrat e Vasilis Skouris kryetar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Filip Petsalnikos kryetari i Parlamentit aktual dhe Apostolos Kaklamanis ish kryetar i Parlamentit. 

Por sipas mediave, emërimi i Lukas Papadhimos ballafaqohet me probleme që dalin nga të dyja anët. Mosmarrëveshjet janë shtuar më shumë vecanërisht pas refuzimit të kryetarit të partisë "Demokracia e re", Antonis Samaras, për të nënshkruar një dokument detyrues të kërkuar nga partnerët evropianë, për zbatimin e marrëveshjes së BE. 

Ndërkaq në rrethet e afërta të kryeministrit Jorgos Papandreu pohojnë se "nuk ka asnjë problem" ashtu si dhe nga mjedisi i Antonis Samaras argumentojnë se "nuk ka ndonjë kundërshtim" për emrin e tij.

Përfaqësues politikë shprehin mosbesimin se qeveria e re nuk do të jetë për shumë kohë të jetë rezultative, sepse baza mbi të cilën mbështetet, nuk është aspak e qëndrueshme. 

Nga ana tjetër krijimi i saj do të qetësojë tregjet, partnerët europianë dhe do i hapë rrugën zgjidhjes se krizës politike në Greqi, në mënyrë që të fillojë zbatimi i reformave deri në zgjedhjet e reja parlamentare, të njoftuara për më 19 shkurt. Lidhje te tjera Sarkozi: Papandreu i cmendur dhe depresiv Greqi, guvernatori i Bankës: Nevojë urgjente për koalicion qeverisës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›