E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, pa marrëveshje takimi serbë-KFOR

ZUBIN POTOK-Takimi i pasdites së sotme në Zubin Potok ndërmjet serbëve të Veriut të Kosovës dhe KFOR-it ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Agjencia e lajmeve serbe, B92 njofton se serbët janë të gatshëm të lejojnë KFOR-in të kalojë përmes barrikadave, por jo EULEX-in.

"Por, KFOR-i në këtë mbledhje ka kërkuar që edhe EULEX-it t’i mundësohet lëvizja e lirë në Veri', ka bërë të ditur kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristic.
Ristic në konferencën për shtypin ka thënë se qëllimi i KFOR-it ka qenë që ta ‘minojë’ takimin ku pritej një zgjidhje për heqjen e barrikadave.

Mitrovicë, kërkohet kthimi i ushtrisë e policisë serbe
Gjate takimit të Këshillave të katër komunave veriore të Kosovës në Zubin Potok, ku është shqyrtuar kërkesa e KFOR-it që të largohen barrikadat në Veri, strukturat paralele Serbe në këtë zonë të Mitrovicës, kanë kërkuar që gjendja në këtë pjese te vendit te kthehet siç ishte para 25 korrikut. 

Sipas burimeve të Kosovaress, struktuat paralele serbe kërkuan kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it, e më pas që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, ndërkohë që marrëveshjet e arritura deri tani të moszbatohen, pasi sipas tyre dëmtojnë interesat serbe”, kanë thënë burimet, duke shtuar se deputetët e pranishëm kanë insistuar po ashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se takimi është mbajtur jashtë vëmendjes së mediave, ndërsa krerët e strukturave paralele kanë shkuar menjëherë për t'u takuar me përfaqësuesit e KFOR-it, për t'i bërë ata me dije rreth qëndrimeve të këtij takimi. Kfori kishte lene te merkuren si diten vendimtare per marrjen e nje vendimi per barrikadat ne veri te Kosoves.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›