E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi parlamenti ratifikon marreveshjen TAP me shumice votash

Parlamenti grek ka ratifikuar me shumicë votash marrëveshjen për projektin TAP që ishte nënshkruar më 13 shkurt në Athinë, nga Greqia, Shqipëria dhe Italia. Ka qenë një nga senacat më të qeta parlamentare të muajve të fundit, ku madje edhe partia më e madhe opozitare, nuk ka votuar “kundër”, siç është paktika e saj konstante, por ka abstenuar, si edhe partia e Ekstremit të djathtë, Agimi i Artë. por Agimi i artë kundërshtimin më të madh e ka patur për faktin se kur u nënshkrua marrëveshja e 13 shkurtit, nuk ishin zgjidhur probleme tepër të rëndësishme me Shqipërinë. Në këto probleme, deputeti ka renditur delimitimin e kufirit detar, çështjen e të drejtave të njeriut të minoritetit grek si dhe pikëpamjet dhe deklaratat rivendikuese që janë shprehur nga fqinjët. Por edhe e majta Demokratike u shpreh se bashkëpunimi për projektin TAP do të mund të jepte një shans për t’u rivendosur në tavolinë çështja e marrëveshjes për kufirin detar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›