E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pensionistët në protestë kundër masave të qeverisë

Në Greqi kundër masave të marra nga qeveria per planin e kursimeve në buxhet kanë protestuar dhe pensionistet. Rreth 600 të moshuar hodhën parulla kundër masave të marra e marshuan para godinës së parlamentit për të kundërshtuar të gjitha masat shtrënguese që në plan të parë prekin mirëqenien e tyre. Ministri i Punës ka propozuar ngrirjen e rritjes pensioneve për sivjet.

Për pensionistët kjo nuk është e drejtë pasi sipas tyre ishin ata që ofruan gjithçka kishin për të ndihmuar në krizën e borxheve. Ata gjithashtu kundërshtuan heqjen e bonuseve të pushimeve që jepen për punonjës buxhetorë e pensionistë tre herë në vit. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›