Të gjithë në facebook
Hë ta shoh pak çunin e Evës… ua sa e mirë është bërë vajza e Dianës… çfarë mrekullie binjakët e Imrës… Po Edlira paska marrë gjithë këtë djalë… e meritonte…
Sa e bukur është bota shqiptare në facebook: fotografitë më të mira, fjalët më të ëmbla e pozitive, ndonjë “kunj”, por gjithësesi një formë civile komunikimi. Këtë herë nuk janë vetëm më të rinjtë që janë futur në botën tërheqëse, virtuale, e konkrete në të njëjtën kohë të internetit, por pas kurrizit të tyre, të paduruar e gjithë kuriozitet janë edhe prindërit, madje dhe gjyshërit. Duan të dinë e të shohin të afërmit në Kanada, në Itali, Angli, Izrael, Gjermani, Hollandë, deri në Australinë e largët e më larg akoma. Të shohin miq, por edhe “armiq”, të “spiunojnë” te fotografitë e atyre që po t’i shihnin në lagje nuk do t’ua hidhnin sytë fare. Në facebook ka vend për të gjithë, për VIP-a në kërkim të fansave e njerëzit jopublikë në kërkim të shoqërisë; dikush e ka kuptuar mirë dhe përditëson faqen duke u bërë të ditur të gjithëve në rrjet të rejat nga jeta e nga familja; ndonjë tjetër s’hedh asnjë foto, duke treguar se është në facebook, por nuk do të nxjerrë “surratin”. Në këtë libër, të surratit pra, janë vërtetë të gjithë, ka nga ata që dalin në gjysëmhije, me kurriz, që të gëzojnë kur ua gjen emrin e të zhgënjejnë që s’u pe një fotografi. Një këshillë për vajzat shqiptare: shumë të martuara, kanë ndryshuar mbiemrin dhe është vështirë të rivendosin kontaktet me miqtë e vjetër të fëmijërisë; të tjera, për shembull, përdorin të dy mbiemrat në facebook dhe kështu është shumë më mirë. Shërbimin më të vlefshëm e bëjnë disa të apasionuar të natyrës e të qyteteve; kush është larg Shqipërisë më shumë se për të afërmit, përmallohet për lagjen, shkollën, lulishten, apo klubin e qytetit. Kujt më shumë se ne shqiptarëve, akoma pa lëvizje të lirë, i duhej ky facebook.
(GSH/BALKANWEB)