Greqi, përpjekje për të formuar qeverinë. Në sfond zgjedhje të reja
ATHINE - Thellohet pasiguria politike në Greqi. Kreu i Demokracise së re Antonis Samaras, e ridorëzoi brenda pak orësh mandatin për formimin e qeverisë, pasi dështoi ne negociatat me krerët politikë.
Kushtetuta parashikon që Presidenti i Republikës t'ia kaloje mandatin kreut të forcës së dytë (SYRIZA), Aleksis Cipras, i cili do ta marrë atë sot në ora 14:00.
Nëse për 3 ditë edhe ky dështon, e merr mandatin kreu i partisë së tretë (PASOK), Evangelos Venizelos. Në rast se edhe hera e tretë nuk ka sukses, presidenti provon të formojë qeverinë e të gjitha partive parlamentare. Pas një dështimi edhe të kësaj tentative, provokohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.
"Ne bëmë atë që ishte e mundur për të formuar një qeveri, por nuk ia dolëm, prandaj unë dorëzoj mandatin e formimit të qeverisë", tha Antonis Samaras, pas përfundimit të kontakteve me Aleksis Cipras, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis.
Samaras, i nisi negociatat e tij duke marrë një refuzim të prerë nga kreu SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe me pas nga kreu i se Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis. “Samaras ka nënshkruar nje marrëveshje kreditimi te dytë me masa te ashpra, ndaj nuk mund të jetë një qeveri e shpëtimit kombëtar me të”, tha Cipras pas takimit. Kreu i PASOK Venizelos, deklaroi se partia e tij do ta mbështesë qeverinë pa kushte, por kërkoi që kryeministri i saj të jetë një figurë e pranuar nga palët.
Ndërkaq thuhet se Cipras, që do të marrë sot mandatin, do të kërkojë aleancë nga partitë e majta. SYRIZA me 51 vende dhe Grekët e Pavarur me 19, janë shumë larg formimit të një shumice qeveritare me 151 vende. Partia Komuniste ka hedhur poshtë tashmë ndonjë ide e pjesëmarrjes në qeveri. Cipras e bëri të qartë mbrëmë se s’ka bashkëpunim me Demokracinë e rë, ndaj edhe kjo mundësi rrëzohet. Kështu mbetet për t’u parë çfarë mund të bëhet me PASOK. PASOK mund të tregojë gatishmëri të mbështetur qeverinë të kryesoruar nga një personalitet i SYRIZA. Burime thonë se një person i tillë mund të jetë, ndër të tjerë, edhe ish-kreu i SYRIZA-s, Nikos Konstantopulos.
Analistët thonë se shpejtësia me të cilën Samaras dështoi dhe dorëzoi mandatin e krijimit të qeverisë pa i përdorur 3 ditët e parashikuara në kushtetutë, konvergojnë në vlerësimin se ky proces do dështojë dhe do shpallen zgjedhje të reja më 17 Qershor.
FMN-ja e dha një paralajmërim dje duke shtyrë ardhjen e misionin të saj në Athinë dersa të formohet një qeveri e qëndrueshme në vend, ndërsa BE nga ana e tij, tha se pret që Greqia të respektojë angazhimet e saj. Angela Merkel, bëri një ndëryrje të shpejtë pas deklaratave të presidentit të ri të Francës, por deklarata e saj, kur tha se nuk ka asnjë rinegociim të mundshëm të Memorandumit, ishte një përgjigje edhe për Greqinë. Në Athinë nuk ka asnjë koment mbi këto raporte, por është e qartë se vendi po përjeton një atmosferë hijerëndë dhe është vetëm një hap larg nga anarkia dhe kaosi.