Obama: Faleminderit Sarkozi!

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka telefonuar presidentit në largim të Francës, Nikolas Sarkozi, “për ta falënderuar për udhëheqjen e fortë, si dhe për miqësinë dhe partneritetin në kohëra sfiduese”.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin që ka karakterizuar marrëdhëniet mes dy udhëheqësve nga janari i vitit 2009.
Sarkozi, të dielën, humbi shansin që të rizgjidhet për herë të dytë në postin e presidentit të Francës të cilin e fitoi Fransua Hollande.