E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, parandalohet një komplot i Al-Kaidës

Zyrtarët amerikanë pohuan se kanë parandaluar një komplot për një sulm me bombë të Al-Kaidës që kishte për synim të shkatërronte një aeroplan që udhëtonte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Ata thanë se komploti u zbulua dhe bomba u gjetë nga agjentët amerikanë para se të rrezikohej ndonjë aeroplan.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë tha me anë të një deklarate dje se Presidenti amerikan, Barack Obama ishte i pari që u njoftua mbi këtë komplot në muajin prill dhe ka qenë vazhdimisht i informuar në lidhje me këtë situatë. Në deklaratë thuhet se presidenti ishte siguruar se kjo bombë nuk do të paraqet kërcënim për publikun.

Ndërkohë, gjatë një takimi me gazetarët, Sekretari amerikan i Mbrojtjës, Leon Panetta nuk bëri komente mbi operacionet e fshehta. Por ai tha se ky incident e bënë të qartë se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vigjilent ndaj çdo sulmi të mundshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›